Ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë do të jenë më të sigurt nga COVID-19. Kjo pasi nga dje ka nisur vaksinimi i tyre me vaksinën Johnson and Johnson që është sjellë enkas për ta në kampin Bondsteel.
Në kampin ushtarak amerikan më të madh në Ballkan do të kryhet procesi i imunizimit për ushtarët e KFOR-it, njofton klankosova.
Vaksinimi ka mundësi t’iu bëhet edhe kosovarëve që punojnë në këto kampe.
Një shqiptar që punon në kampin Bondsteel në kushte anonimiteti konfirmoi se ka tre muaj që e ka pranuar e-mailin me pyetjen nëse dëshiron të vaksinohet.