Nis votimi nga diaspora, KQZ-ja me informata shtesë për votuesit

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës se periudha e votimit përmes postës ka filluar me 2 shkurt dhe përfundon me 12 shkurt 2021.

KQZ ka bërë disa sqarime rreth votimit me postë, transmeton Telegrafi.

Si plotësohet fletëvotimi?

Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Fletëvotimin dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin subjekt politik mund t’i gjeni në linkun: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/

Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

• Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.

• Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës

Votimi Përmes Postës

Posta nr. 6, Kutia Postare 351

10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen.

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme