Në Gjakovë kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës “Martirët e Kombit”
Ky projekt sipas ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është në vlerë prej 1 milion euro dhe financohet Granti i Performancës Komunale.
Krasniqi ka thënë punimet në këtë rrugë do lidhin Gjakovën me dy pikat kufitare me Shqipërinë.
“Përmes këtij zgjerimi të rrugës do të nisin punimet në zgjërimin e segmentit rrugor që gjendet nga vendi i njohur si “Ura e Tabakut” deri tek “Ura e Ahmet Efendisë” në Gjakovë.Punimet në këtë rrugë do të lidhin Gjakovën me Reken e Keqe si dhe me dy pikat kufitare me Shqipërinë, “Qafa e Prushit” dhe “Qafa e Morinës”. Projekte të tilla, të cilat ndihmojnë qytetarët janë motivë për punën tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.