Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëri hapjen e këtij festivali i cili do të përfshijë një sërë aktivitetesh që synojnë angazhimin e studentëve, profesorëve dhe ekspertëve për të promovuar ide dhe njohuri inovative.
Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e Festivalit Ndërkombëtar të Dijes “Global UBT Fest 2024”, i cili tashmë është bërë një traditë e organizimit nga UBT.
Ky festival do të mbledhë profesionistë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme në mbi 300 aktivitete, duke synuar që këtë vit të sjellë në UBT mbi 12 mijë pjesëmarrës, në një prej ngjarjeve globale që ka të përfshirë edhe diasporën.