Për një mëngjes të lehtë dhe të shëndetshëm ju duhen vetëm tre përbërës. Pijeni një smoothie me dredhëza dhe mjaltë dhe mbushuni energji.
Përbërësit:
100 gram dredhëza
250 ml qumësht (Orizi “Scotti”)
2 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja
Në fillim ndani përgjysmë luleshtrydhet. Në një blender shtoni qumështin, luleshtrydhet, mjaltin dhe i rrihni përreth 30 sekonda. Shërbejeni të freskët në një gotë dhe shijojeni!