Pasi të keni konsumuar shumë ushqim, sidomos gjatë kohës së festave të ndryshme, shpesh na mundojnë fryrjet në stomak.
Ky lëng i shëndetshëm dhe i shijshëm do ta parandalojë fryrjen dhe sa hap e mbyll sytë ndikon të keni një stomak të rrafshët.
Përbërësit
2 mollë
2 lugë kanellë,
1/2 e gotës jogurt grek
1 lugë fara të lirit
100 ml qumësht bademi.
Përgatitja është shumë e thjeshtë. Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni për rreth pesë minuta derisa të bashkohen në tërësi. Lëngu është i shëndetshëm për kafjall të lehtë, po ashtu, që ju freskon dhe njëkohësisht ju çliron nga fryrjet.