Niseni mëngjesin me xhenxhefil dhe limon

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Linja e parë e mbrojtjes kundër toksinave është pikërisht mëlçia juaj. Ajo funksionon si një filtër për të parandaluar substancat toksike të gjendura në ushqime duke mos lejuar kalimin e tyre në gjak.

Është shumë e rëndësishme për ta filluar ditën me produktet të cilat do të bëjnë të mundur nxjerrjen e toksinave nga trupi juaj.

Konsumimi i limonit me xhenxhenfil çdo mëngjes jo vetëm që do të largojë toksinat e dëmshme nga trupi juaj, por edhe do të ju ndihmojë të ruani peshën konstante ose të bini në peshë.

Xhenxhefili

Kjo bimë (barishte) ndihmon fuqishëm në përmirësimin e tretjes dhe ndihmon zorrët të mos kalojnë toksinat. Një studim i publikuar në revistën “Metabolism”, ka treguar se xhenxhefili ndihmon në zvogëlimin e ndjenjës së urisë. Kështu ju hani më pak dhe njëkohësisht humbisni peshë.

Limoni

Limonët janë përdorur shpesh në dieta për shkak të aftësisë së tyre për të ndihmuar në tretje, pastrimin e sistemit dhe largojnë toksinat e padëshiruara nga trupi. Limonët kanë vlera të larta fibrash, të cilat ju ndihmojnë të bini në peshë.

Si ta përgatisni?

Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni lëngun e gjysmës së një limoni dhe një copë xhenxhefili të qëruar. Është gati. Mos harroni ta pini çdo ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme