Nisi ANV-ja e muzikës moderne prodhimi digjital dhe menaxhimi

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur punimet ANV-ja e Muzikë Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhment, pjesë e të cilës ishin dhjetëra studentë të interesuar si dhe shumë profesionistë të fushës së muzikës.

Profesoresha Aida Gjikolli ligjëroi për pjesëmarrësit e ANV-së së Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhment, ka trajtuar temen, “Mundësitë e reja në Industrinë e Muzikës – Menaxhimi i Shfaqjes Live”.

Ndërsa profesoresha Leutrina Pireva ka trajtuar temën, “Kënga-elementet melodike dhe harmonike për zhvillimin e veshit muzikor”.

Për pjesëmarrësve të ANV-së sot gjatë ditës u ka ligjëruar profesoresha Kristina Palokaj-Perkola e cila ka trajtuar rëndësinë e harmonisë dhe formave muzikore si dy elemente të rëndësishme në krijimtarinë muzikore klasike përgjatë historisë,

Lidhur me temën, “Inovacioni muzikor” ka folur sot para pjesëmarrësve edhe profesori Liburn Jupolli

Akademia e Muzikës Moderne Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi do të vazhdojë punimet deri të premten, ku nga profesorë vendorë e ndërkombëtarë do të trajtohen tema të ndryshme si; tendencat e reja në muzikë, akustika e studiove të incizimit dhe krijimi i instrumenteve muzikore softuerike me tinguj të përditshmërisë vokale të dhomës.

Të ngjashme