Mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur nëpër xhami të ndryshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, për faljet e Fitër Bajramit
Me lindjen e diellit besimtarët nisën lutjet.
Xhamitë e njohura nëpër vendet si Dubai, Abu Dhabi ejanë mbushur me besimtarë të cilët kanë nisur festën në ditën e parë të Fitër Bajramit.
Ndërsa Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sundimtari i Dubait, përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë njerëzit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendet arabe dhe islamike për Fitër Bajramin.
Pas tridhjetë ditë agjërimi besimtarët myslimanë gjithandej botës festojnë Bajramin.