Nisin hetimet për përplasjen Ibrahimovic-Lukaku, prokuroria fton gjyqtarin e ndeshjes

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Giuseppe Chinè, prokurori federal, këtë mëngjes hapi një hetim në përplasjen e ashpër verbale midis Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.

Një episod ky që shkaktoi shumë diskutime në derbin e Coppa Italia midis Interit dhe Milanit, shkruan Gazeta Express.

Sipas Ansa, si pjesë e hetimit, prokurori federal thirri gjyqtarin Valeri i cili do të dëgjohet në orët e ardhshme për të sqaruar ” fushën e dënimeve të shkaktuara tashmë për dy lojtarët “.

Të dy lojtarët aktualisht janë dënuar me nga një ndeshje moslojë, por ky dënim mund të jetë shumë më i rëndë nëse vërtetohet se është përdorur gjuhë diskriminuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme