Nisin hetimet për rastin e 18-vjeçares që vdiq pasi ra nga lartësia e një objekti

Prishtinë | 04 Gus 2023 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin e 18-vjeçares, e cila mbrëmë ka rënë nga lartësia e një objekti dhe si pasojë e plagëve ka vdekur.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

HETIM MBI VDEKJEN-Prishtinë 03.08.2023 – 20:34. Eshte raportuar se viktima femër kosovare ka rene nga lartesia e nje objekti dhe si pasojë e plageve te marra ka nderruar jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme