Nisin hetimet për rastin e 28-vjeçarit që u gjet i vdekur mbrëmë në një veturë në Prishtinë

Prishtinë | 28 Kor 2023 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me rastin e 28-vjeçarit, i cili mbrëmë u gjet i vdekur në një veturë në Prishtinë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke përdorur armën e zjarrit.

“Hetim mbi vdekjen- Prishtinë 27.07.2023, 20:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet te kete kryer vetvrasje duke përdorur armën e zjarrit. Njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme