Nisin hetimet për rastin e djegies së autobusit në Prishtinë

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është hapur në polici rasti i djegies së autobusit dje në Prishtinë.

Sipas policisë, deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit që kapluan autobusin.

Zjarri është lokalizuar ndërsa policia thotë se kjo ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Prishtinë, 27.03.2022 – 17:19. Raportohet se ne rrethana deri më tani të pa njohura është përfshirë nga zjarri një autobus. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ana e zjarrfikësve është lokalizuar dhe shuar zjarri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme