Një spital privat në Prishtinë ka bërë një ofertë me zbritje për stentime të zemrës.
Sipas njoftimit të tyre, procedura e parë e stentimit do të reduktohet nga 3 mijë euro në 2 mijë e 500 euro.
E në lidhje me këtë rast, Inspektorati Shëndetësor ka nisur inspektimet në këtë spital.
Për më tepër ky lloj promovimi dhe ofertimi për vendosjen e stentatve të zemrës ka një afat të caktuar – oferta vlen deri më 1 shtator.
“Vetëm për një kohë të kufizuar, kostoja e procedurës së parë të stentimit do të reduktohet nga 3 mijë euro në 2 mijë e 500 euro. Oferta vlen deri më 1 shtator”, thuhet në njoftimin e spitalit. klankosova.tv