Zhvillimi i aktiviteteve sportive pa shikues në tribuna është njëra prej masave që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në tentim për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Ndeshjet pa shikues kanë nisur të zhvillohen menjëherë të enjten. Ndeshjet e para pa shikues në palestër janë duke u luajtur në sportin e hendbollit. Të enjten në program janë tri ndeshje të çerekfinales së Kupës së Kosovës, një në konkurrencë të meshkujve e dy të femrave.
Ndeshja më interesante është ajo në mes të hendbollistëve të Vëllaznimit dhe Trepçës, që ka nisur në ora 18:00 në palestrën në Gjakovë.
Të tjera ndeshje pa shikues do të luhen në ditët në vijim edhe në sportet tjera.