Nisin negociatat për zgjidhjen e problemit të pensioneve të Zvicrës

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 15:49 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shumë kosovarë që jetojnë në Zvicër kanë pësuar nga ndërprerja e marrëveshjes për sigurimet e përgjithshme shoqërore të ish-Jugosllavisë në raport me Kosovën. Andaj Këshilli Federal ka vendosur në vitin 2009 që duke filluar nga 1 prilli 2010 të mos vazhdojnë të zbatojë marrëveshjen.

Që nga ajo kohë, Kosova është shteti i vetëm me të cilën nuk ka marrëveshje për sigurimet shoqërore.

Për këtë problem, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, duke treguar që pas negociatave të shumta teknike me qeverinë Zvicerane, kanë arritur që të nënshkruajnë një pilotë marrëveshje ndërmjet dy vendeve.

Kryetarja e komisionit për Shëndetësi, Flora Brovina, së bashkë me anëtarët e tjerë të këtij komisioni shprehën shqetësimin e tyre për marrëveshjen e pensioneve me Zvicrën.

“Fondi i cili është grabitur nga Serbia me siguri që kthehet me pika të veçanta. A keni regjistër të veçantë, pasi veç po e akuzojnë se nuk ekzistojnë regjistrat se kujt i takon ky pension?”, ka thënë Brovina.

Ministri Abrashi ka theksuar se shteti i Zvicrës i ka arsyet e veta për ndërprerjen e marrëveshjes, duke treguar se përveç marrëveshjes me Zvicrën kanë filluar edhe me vende e tjera.

“Marrëveshja për sigurimet e përgjithshme e cila ka qenë mes federatës së Zvicrës dhe ish-Jugosllavisë është ndërpre në vitin 2009, mandej edhe Kosova, realisht edhe qytetarët e Kosovës kanë pësuar nga kjo. Kjo është ndërpre nga pala zvicerane për arsye të cilat i kanë bërë të ditura e që besoj nuk është e nevojshme me i komentuar”.

“Kjo është marrëveshje bilaterale që një shtet mundet me i tërheq nga marrëveshja për cilëndo arsye që ata e shohin të që ajo marrëveshje nuk po zbatohet ose nuk po përputhet më interesa të saj. Ky problem është bartur nga viti në vit dhe nga marrja e mandatit në vitin e kaluar kjo për ministrinë tonë është prioritet i prioriteteve”, ka theksuar Abrashi.

Anëtarët e komisionit, Besa Baftiu dhe Ali Berisha kërkuan që të dinë se kush do jetë tjetër përpos delegacionit të qeverisë pjesë e dialogut të vazhdueshëm me Zvicrën. Kërkesë e tyre ishte që të merrte pjesë edhe ndonjëri nga përfaqësuesit e pensionistëve nga Zvicra.

“Ku ka qenë ndërprerja e këtij dialogu dhe kush janë përfaqësuesit të cilët do të jenë, pasi që e shoh të drejt që të jetë dikush edhe nga përfaqësuesit e pensionistëve në Zvicër”, tha Besa Baftiu nga Vetëvendosje.

Kurse Ali Berisha tha që “Ministria dhe Qeveria duhet të ketë kujdes sepse keqpërdorimet mund të shtyjnë ende procesin”.

Abrashi u përgjigj duke thënë se marrëveshjet bilaterale nuk zgjidhen me emocione por me direktivë të Komisionit Evropian.

“Asnjëherë në media nuk jam përgjigjur për çështjen e pensioneve të Zvicrës, sepse nuk kam dashur që ta dëmtoj procesin. Pa dashtë me marrë bajrakun e kam përfunduar pjesën e parë të procesit, do të vazhdojë edhe me pjesën tjetër”, ka thënë Abrashi.

Përfaqësuesi i pensionistëve të Zvicrës, Osman Osmani, tha që bisedimet me Zvicrën mund të zgjasin nga dy ose tre vjet.

“Atë marrëveshje të arritura duhet të jenë vullnet i mirë i dy parlamenteve. Por neve na shqetëson është çka do të ndodh me të kthyerit në Kosovë e që janë të prekur nga kjo çështje”, tha Osmani.

Në këtë komision gjithashtu u fol edhe për çështjen e njohjes së stazhit për arsimtarët të cilët kanë shërbyer nga viti 1990 deri në 1999.

komisioni

Të ngjashme