Në Paris të Francës kanë nisur ngjarjet për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Më shumë se 60 krerë shtetëror do të qëndrojnë në Paris më 10 dhe 11 nëntor për të marrë pjesë në ngjarjet, që pritet të kulmojnë me një ngjarje te Varri i Ushtarit të Panjohur.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka arritur në Paris për këtë ngjarje. Ai ka shkruar në rrjetet sociale se “a ka më mirë që të festosh fundin e një lufte, posaçërisht të kësaj lufte, që ka qenë njëra prej më të përgjakshmeve dhe më e keqja e të gjitha kohërave?”.
Trump dhe Zonja e Parë, Melanie Trump do të vizitojnë sot një varr të ushtrisë amerikane në Belleau të Francës.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka vizituar varrin e ushtarëve kanadezë të vrarë në Luftën e Parë Botërore. Ky varr gjendet në veri të Francës.
Në Francë, në ngjarjet që shënojnë 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Rreth 9 milionë ushtarë dhe rreth 6 milionë civilë kanë vdekur gjatë luftës që u zhvillua nga viti 1914 deri më 1918, ku ishin përfshirë rreth 40 shtete. Lufta çoi në ridizajnimin e hartës së Evropës, duke bërë që të bie perandoria astro-hungareze, ajo otomane dhe ruse.