Komuna e Rahovecit po vazhdon realizimin e projekteve kapitale të cilat janë të financuara nga buxheti i saj, dhe që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme.
Projekti i radhës në të cilin kanë filluar punimet është asfaltimi i një rrugë në fshatin Brestoc, punët në realizimin e këtij projekti kapital nga afër i ka parë sot edhe Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës se Rahovecit.
Shaban Berisha, banor i fshatit Brestoc dhe i lagjes ku do të asfaltohet rruga e ka falënderuar Kryetarin Vehapi, për mbajtjen e premtimit për fillimin e punimeve gjatë vitit 2017, për asfaltimin e rrugës në të cilën jetojmë një numër i konsiderueshëm i banorëve.
Asfaltimi i kësaj rrugë, sigurisht që do të na lehtësoj lëvizjen të gjithë banorëve të cilët jetojmë në këtë lagje.
Kryetari Vehapi, gjatë bisedës me banor të kësaj lagje përpos që i ka uruar për rrugën u ka thënë atyre se ne e kemi për obligim që të ju ofrojmë kushte me të mira infrastrukturore jo për ju por për gjithë banorët e Komunës së Rahovecit.