Nisin punimet për rregullimin e ndriçimit publik në Bellanicë të Malishevës

????????????????????????????????????
Prishtinë | 21 Gus 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar rregullimi i ndriçimit publik në disa rrugë  të fshatit Bellanicë në kuadër të rregullimit te ndriçimit në vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Fillimi i këtyre punimeve është përcjellë nga afër edhe nga  drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina, i cili është pritur nga kryetari ifshatit, Isuf Sertolli dhe asamblisti nga ky fshat Astrit Sertolli.

Morina, tha se qeveria Begaj është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha planifikimeve dhe realizimin e kërkesave të vendbanimeve, pjesë e së cilës është ndriçimi në fshatin Bellanicë dhe në vendbanimet tjera”.

Ndërsa kryetari i fshatit, Isuf Sertolli, e ka falënderuar Begajn dhe Komunën e Malishevës, për këto investime me rëndësi si në rregullimin e ndriçimit, ashtu edhe në realizimin  projekteve tjera, transmeton Klan Kosova

Të ngjashme