Nisin punimet për rregullimin e rrethrrotullimit tek udhëkryqi Lipjan – Janjevë

Prishtinë | 01 Kor 2017 | 11:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku i shoqëruar nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, inauguroi fillimin e punimeve për rrethrrotullimin në rrugën nacionale, N2 Prishtinë-Ferizaj, tek udhëkryqi i Janjevës.

Lidhur me rëndësinë e ndërtimit të këtij rrethrrotullimi, ministri Zharku theksoi: ”Sot me kryetarin Ahmeti jemi në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, në të cilën do të ndërtojmë rrethrrotullimin në fshatin Banullë apo siç quhet udhëkryqi i Janjevës. Do të kemi një rrethrrotullim, i cili do të ndërtohet sipas planit dinamik për 45 ditë pune. Përveç kësaj, gati kanë përfunduar punimet e rrethrrotullimi për Magurë, apo te rruga e Burgut. Në këtë komunë është realizuar edhe asfaltimi i rrugës Sllovi-Smallushë-Gadime, ndërsa këtë vit do të vazhdohet me rehabilitimin e rrugës Lipjan-Blinajë, kurse janë duke vazhduar punimet në rrugën Lipjan-Magurë. Në anën tjetër, është paraparë edhe zgjerimi i kësaj rruge në katër korsi nga kjo pjesë deri në Lipjan.

Kryetari Ahmeti fillimisht e falenderoi ministrin Zharku për kontributin e tij në realizimin e këtij projekti dhe theksoi: “Fillimin e këtyre punimeve e vlerësoi si njërin nga projektet më të qëlluara, për arsye se ky vend ka qenë njëra ndër pikat e zeza, në të cilin janë shkaktuar dhjetëra aksidente me fatalitet. Ndërtimi i një rrethrrotullimi të tillë është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e komunës së Lipjanit e poashtu edhe për ata të Kosovës, sepse do të rritet niveli i sigurisë në këtë rrugë”, tha kryetari Ahmeti.

Vlera e këtij projekti kap shumën rreth 400 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës.

Projekte të tjera, të cilat është duke i realizuar Ministria e Infrastrukturës janë:

· Rekonstruimi i rrugës “Lipjan – Blinaj”, në vlerë prej 200.000 eurosh.

· Rekonstruimi i rrugës “Sadik Shala”- Lipjan, në vlerë prej 200.000 eurosh.

· Ndërtimi i rrugës Vojnovc (Shtime) – Topliqan (Lipjan), në vlerë prej 100.000 eurosh.

· Ndërtimi i rrugës nga fshati Lluga (Lipjan) deri të fshati Radevë (Graqanicë) në vlerë prej 100.000 eurosh.

· Ndërtimi i rrugës “Verbicë e Zhegovcit (Gjilan) – Sllovi (Lipjan) në vlerë prej 500.000 eurosh.

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Të ngjashme