Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka marrë pjesë në fillimin e punimeve në Unazën e Brendshme të kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se ky është projekti më i madh në kryeqytet në 10 vjetët e fundit. Rama më tej shtpi se synim kanë që të lirojnë qendrën nga automjetet.
Përderisa tha se në vitin e ardhshëm do të nisin punimet në rrethrrotullimet me Fushë-Kosovën e Mitrovicë.
“Gjendemi në lagjen Arbëria ku kemi filluar me një projekt që është me rëndësinë më të madhe gjatë 10 vjetëve të fundit”.
“Është projekt që krijon lidhje të mirëfilltë me dy rreth rrotullime që mundësojnë shkarkimin e trafikuar e biçikleta. Është një projekt madhor, në vitin tjetër vazhdojmë edhe me rreth rrotullimin që lidh Prishtinë Fushë-Kosovën Mitrovicën”.
Drejtori i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, dha më shumë detaje për projektin duke treguar se do të ndërtohen edhe një tunel, raporton EO.
“Ne kemi marrë detyrë dhe kalimi i hekurudhave të jetë në formë të një tuneli për t’iu shmang varrezave. Dhe vitin tjetër do të nis punimet për dy rrethrrotullimet”.