Nisma Socialdemokrate po kalon nëpër një proces të brendshëm zgjedhor, ku shumë figura të reja anekënd vendit janë bërë pjesë e këtij procesi të rregullt zgjedhor.
Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme deri më tani më sukses të plotë janë mbajtur kuvendet zgjedhore në pjesën më të madhe të degëve tona, ku janë zgjedhur kryesitë dhe kryetarët e degëve.
Në vijim po informojmë anëtarësinë dhe mbështetësit tanë lidhur me drejtuesit e rinj të dalur nga ky proces i brendshëm zgjedhor sipas degëve;
NISMA Socialdemokrate në Prishtinë, për kryetar ka zgjedhur z. Bekim Brestovci.
NISMA Socialdemokrate në Prizren ka zgjedhur për kryetar z. Zafir Berisha.
NISMA Socialdemokrate në Malishevë, për kryetar ka zgjedhur z. Hajdin Berisha.
NISMA Socialdemokrate në Suharekë, kryetare e ka zgjedhur znj. Jehona Rrafshi-Lumi.
NISMA Socialdemokrate në Drenas, kryetar e ka zgjedhur z. Islam Shala.
NISMA Socialdemokrate në Skenderaj, për kryetar ka zgjedhur z. Afrim Kabashi.
NISMA Socialdemokrate në Klinë, kryetar e ka zgjedhur z. Naser Morina.
NISMA Socialdemokrate në Gjakovë, kryetar e ka zgjedhur z. Fazli Hoxha.
NISMA Socialdemokrate në Podujevë, kryetar e ka zgjedhur z. Xhemal Hasani.
NISMA Socialdemokrate në Vushtrri, kryetar e ka zgjedhur z. Besim Shyti.
NISMA Socialdemokrate në Lipjan, për kryetar e ka zgjedhur z. Heset Sahiti.
NISMA Socialdemokrate në Shtime, kryetar e ka zgjedhur z. Fehmi Hysenaj.
NISMA Socialdemokrate në Kaçanik, kryetar e ka zgjedhur z. Agim Çaka.
NISMA Socialdemokrate në Dragash, kryetar e ka zgjedhur z. Fatmir Halili.
NISMA Socialdemokrate në Fushë Kosovë, kryetar është zgjedhur z. Driton Ademi.
NISMA Socialdemokrate në Mitrovicë, kryetar ka zgjedhur, z. Musa Dibrani.
NISMA Socialdemokrate në Han të Elezit, kryetar ka zgjedhur, z. Nexhat Thaqi.
Ndërsa degët që nga ky proces i brendshëm zgjedhor kanë zgjedhur Kryesitë dhe Këshillat e degëve janë:
NISMA Socialdemokrate në Ferizaj dhe NISMA Socialdemokrate në Rahovec.
Ditëve në vijim pritet që procesin e brendshëm zgjedhor ta finalizojnë të gjitha degët e Nismës Socialdemokrate në nivel vendi.
Procesi i zgjedhjeve të brendshme të Nismës Socialdemokrate, pritet të përmbyllet të shtunën, më 29 maj 2021, ku do të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor i partisë.