Nisma bën homazhe në Prekaz, Limaj: Shqiptarët janë bashkë si në të mirë dhe në të keq

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Një delegacion i Nismës Socialdemokrate i kryesuar nga kryetari Limaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Krasniqi kanë bërë homazhe në Prekaz me rastin e 28 Nëntorit, Festës së Flamurit, ditëlindjes se komandantit legjendar, Adem Jashari dhe daljes në skenë për herë të parë të UÇK-së.

Me këtë rast, kryetari Limaj tha se sot shënojmë ndër datat më të rëndësishme të popullit shqiptarë. Kreu i Nismës tha se festa e 28 Nëntorit e ka gjetur Shqipërinë të goditur nga një fatkeqësi natyrore, por shtoi se si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija shqiptarët janë bashkë.

“Ne sot bashkëndjejmë në zëmrat tona me të gjithë motrat dhe vëllezërit tanë që janë të prekur nga kjo fatkeqësi. Ne jemi bashkë dhe do të jemi gjithmonë afër njerëzve që kanë nevojë për ndihmë”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Prekaz.

Më tutje, ai ka uruar shqiptarët për festat e Nëntorit.

“Urime Festa e Nëntorit të gjithë shqiptarëve dhe Lavdi jetës dhe veprës se komandantit legjendar, Adem Jashari, lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit”, ka përfunduar Limaj.


Të ngjashme