Nisma Socialdemokrate përmes një komunikate për media bën të ditur se ka dalë nga koalicioni qeverisës në Prizren.
Ky subjekt politik ka dhënë arsyet e daljes nga ky koalicion, duke thënë se Nisma në Prizren, sikurse deri sot në pushtet edhe në opozitë do të vazhdojë të mbetet e sinqertë, korrekte, besnike me partner dhe bashkëpunëtor, si dhe në shërbim të qytetarëve.
“Presionet dhe kërkesat e jashtëligjshme lidhur me konkursin nga Mytaher Haskuka dhe klanit që e rrethon, që Gërmizaj të ndikojë te komisionet për llogari të personave që nuk i plotësonin kushtet dhe nuk kishin përgatitje profesionale ishte i papranuar për përfaqësuesin e Nismës Socialdemokrate Gani Gërmizaj, sepse ai aty ishte që të respektonte ligjin dhe më të mirët e jo të plotësonte dëshirat e sëmura të individëve të papërgjegjshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Komunikata e plotë:
Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe nismëtarë të Prizrenit. Veprimet prej një infantili politik të z.Mytaher Haskuka dhe komunikimi përmes rrjeteve sociale në raport me Nismën Socialdemokrate dega në Prizren si partner i koalicionit, angazhimi i të cilës në zgjedhjet lokale ishte vendimtar që ai të jetë i pari Prizrenit, nga sot e bënë të pamundur qeverisjen me të.
Arsyetimi për veprimin e tij fëmijëror veç s se e vërteton atë që ne dhe qytetarët, ka kohë që kemi filluar ta kuptojmë se Prizreni ka kryetar një person që nuk është vetvetja dhe që menaxhohet e dirigjohet nga “komisar politik” të cilët nuk i bëjnë nder kulturës politike dhe institucionale të qytetit tonë! Konkursi i fundit në DKA që udhëhiqej nga z. Gani Gërmizaj ishte në përputhje me Ligjin e Arsimit Parauniversitar, Ligjin e Punës si dhe U.A 07/2017, prandaj për dilemat që janë shfaqur lidhur me këtë proces është kërkuar opinion nga MASHT-ti dhe MPMS, të cilat i kanë dhënë opinion pozitiv në vazhdimin e procesit të konkursit drejtorit Gërmizaj.
Presionet dhe kërkesat e jashtëligjshme lidhur me konkursin, nga Mytaher Haskuka dhe klanit që e rrethon, që z.Gërmizaj të ndikoj te komisionet për logari të personave që nuk i plotsonin kushtet dhe nuk kishin përgaditje profesionale ishte i papranuar për përfaqsuesin e Nismës Socialdemokrate z.Gani Gërmizaj, sepse ai aty ishte që të respektonte ligjin dhe më të mirët e jo të plotsonte dëshirat e sëmuara të individëve të papërgjegjëshëm.
Drejtori i DKA-së në Prizren Gani Gërmizaj ka pasur mendim ndryshe nga z. Haskuka , i cili për afër 1 vit jashtë ligjshem i mbanë 5 UD në shkolla, poashtu ai nuk është pajtuar që ata të jenë pjesë e komisioneve përzgjedhëse për rekrutimin e punëtorëve të arsimit të denuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shumë tjerë të cilët janë nëpër procese gjyqësore, e që për fatin e keq, për z.Haskuka nuk paraqesin ndonjë problem.
Nisma Socialdemokrate dega në Prizren mendon se kandidatët që janë nënshtruar precedurave të konkursit në DKA dhe komisionet i kanë vlerësuar, të hënën duhet të dalin dhe t’i hapin dyert e shkollave dhe ti presin nxënsit, njē numër i madh i tyre me shumë gëzim presin të ulen për herë të parë në bankat shkollore e për të cilën Mytaher Haskuka dhe klani i tij as që e kan iden se çka dmth kjo!
NISMA në Prizren, sikurse deri sot në pushtet edhe në opozit do të vazhdoi të mbetet e sinqertë, korrekte, besnike me partner dhe bashkëpunëtor si dhe në shërbim të qytetarëve, njofton zyra për informim e Nisma-s Socialdemokrate në Prizren.