Nisma e dobët nuk zmbraps kampionin në garën për titull

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Kampioni në fuqi, Feronikeli, udhëton për në Vushtrri për të luajtur ndeshjen e fundit të fazës së parë të garave të Ipko Superligës së Kosovës në futboll. Kampionët nga Drenasi synojnë fitore ndaj Vushtrrisë, por edhe me fitore eventuale do të jenë larg bilancit të cilin e kanë synuar për fazën e parë të garave nga tri sa janë gjithsej.

Pas xhiros së dhjetë, Feronikeli është vetëm i gjashti me 16 pikë. Prijnë Drita e Gjilani me nga 21 pikë, ndërsa pasojnë Llapi e Ballkani me nga 20 dhe Prishtina me 17 pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Feronikelit e hap javën e 11-të, ndërsa luhet të martën (sot, 14:00) në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri.

Pasi iu gëzua titullit të tretë në histori të klubit, Feronikeli nisi herët përgatitjet për dalje në Evropë. Në Evropë nuk bëri hap para në krahasim me paraqitjen e skuadrave kosovare në edicionet e kaluara, ndërkohë që në edicionin aktual gradualisht humbi hapin me skuadrat e tjera pretendente për titull. Trajneri me të cilin skuadra u bë kampione, Zekirija Ramadani, u largua nga Feronikeli dhe në vend të tij erdhi malaziasi Dejan Vukiçeviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme