Sot në mbledhjen e kryesisë së NISMA Socialdemokrate është diskutuar për situatën aktuale dhe takimet mobilizuese që janë duke u zhvilluar me strukturat nëpër degë.
Si asnjëherë më parë Kosova gjindet në një udhëkryq të madh dhe përfundimisht kjo qeveri ka sjellë Kosovën në një situatë të keqe në të gjitha fushat.
Dështimet e kësaj Qeverie në politikën e jashtme dhe në secilin sektorë në planin e brendshëm kanë bërë që qytetarët e vendit të ndihet të pasigurtë në aspektin juridik, të pakënaqur në aspektin social, ekonomik dhe përfaqësimit në aspektin ndërkombëtar.
Ne bashkë si koalicion po punojmë cdo ditë që këtij vendi t’ia kthejmë dinjitetin shtetëror dhe qytetarit tonë t’ia lehtësojmë jetën e përditshme në sferën e mirëqenies qytetare.