Nisma Socialdemokrate në Prizren ka përzgjedhur emrat për kandidatë për deputetë të Kuvendit e Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat pritet të mbahen me 14 shkurt, shkruan Gazeta Express.
Kryetari i këtij subjekti politik dega në Prizren, Zafir Berisha ka konfirmuar se Nisma në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me nëntë kandidat nga Prizreni.
Bëhet fjalë për Zafir Berisha, Albulena Bala-Halimaj, Sabri Mici, Afrim Tejeci, Shukrije Berisha, Muhamet Shalaj, Fatmir Gërdella, Veton Rexha dhe Leart Batusha.