Nisma: Miliona euro për rrugën që e shfrytëzon vetëm një familje

Prizren | 10 Pri 2017 | 15:51 | Nga

Partia Nisma, me një kumtesë të veten, pasi kryetarin e komunës së Prizrenit Ramadan Muja e akuzon për krim e korrupsion, thekson se në mungesë të guximit dhe vizionit, për të menaxhuar me paranë e qytetareve, mbi tre milion euro ka investuar në rrugën e cila e lidh lagjen “Arbana” dhe “Dardania”, e cila tash e sa vite e shfrytëzon vetëm një familje.

Kumtesa shton se investimet e pamatura dhe te pa analizuara për shumë vite e shoqërojnë qeverisjen komunale në Prizren, e cila ditëve të fundit në theks të veçantë ka hapur shumë tenderë për investime në fusha të ndryshme, deri sa në anën tjetër ka projekte që kanë filluar tash e tetë vjet dhe nuk kanë përfunduar, siç është rasti i shtëpisë së kulturës në Zhur dhe në Hoçë të Qytetit.

Memorandumet për financime të përbashkëta ndërmjet Ramadan Mujes dhe disa ministrive, sipas kumtesës, nuk janë asgjë tjetër, përveç mashtrim që praktikohen gjatë viteve zgjedhore.

Në fund kumtesa thotë se qytetarë të Prizrenit me të drejtë shprehin revoltën përmes peticioneve dhe protestave të ndryshme, lidhur me punimet që po i hap komuna e Prizrenit.

Të ngjashme