Nisma në negociata me LDK-në

Prishtinë | 26 Nën 2025 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, është në negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për mundësinë e ndonjë koalicioni parazgjedhor.

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj tregoi që është në kontakt me LDK-në, meqë gjatë ditës doli një lajm që ai do të bëjnë një marrëveshje me PDK-në.

“Nuk ka ndodhur asnjë takim mes dy partive (NISMA-PDK) dhe se pretendimet për dakordim janë të pavërteta. Siç e keni pa, jemi në kontakt me LDK-në”, tha Limaj për Klan Kosova.

Sa i përket bisedimeve me LDK-në, kujtojmë se ishte Abdixhiku, ai i cili para disa ditësh tha se  kjo parti do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe Limajn me deputetët e vet, transmeton Klankosova.tv

Pas takimit të fundit publik mes dy liderëve të këtyre partive, Abdixhiku e pati quajtur Limajn “mik të shkëlqyer”.

Të ngjashme