Nisma shpresat te diaspora, Sherifi thotë se do të jenë pjesë e kuvendit

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 20:13 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, ka deklaruar për EkonomiaOnline se koalicioni Nisma-AKR-PD deri në fund të procesit do të marrë edhe 3 mijë vota, përfshirë këtu votat me kusht dhe nga diaspora, të cilat sipas tij do të mjaftojnë për të kaluar pragun zgjedhor.

Sipas Sherifit, koalicioni do të jetë pjesë ë Kuvendit të Kosovës.

“Kemi parë që në masën e 98% të rezultateve janë procesuar në faqen e KQZ-së. Duke pasur parasysh edhe votat që ende nuk janë procesuar deshëm t’i informojmë anëtaret dhe simpatizantët e Nismës se në bazë të analizave dhe mbledhjes që kemi bërë ne del që nisma ka arritur të grumbulloj deri në fund të procesit rreth 5.5 për qind apo 3 mijë votues që do të mjaftonin për ta shndërruar nismën në post parlamentare për ta mbajtur koalicionin Nisma-AKR-PD si pjesë të kuvendit. E dimë se sa vota do të na vijnë nga diaspora”, tha ai.

Sherifi theksoi se janë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, derisa thotë se do të dalin partia e dytë fituese.

“Kur ka një garë të barabartë mes dy subjekteve dalja rritet nga qytetari në funksion të nxjerrës sa më të mirë të partisë. Ne besojmë që kemi mbështetje shumë më të madhe se sa që kemi marrë në këto zgjedhje. Duke pasur parasysh këtë përballje ne jemi të kënaqur me këtë arritje dhe jemi fituesit e dytë të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ai.

I pyetur nga Ekonomia Online se a do të ku bashkangjitet qeverisë Kurti, sherifi thotë se pas rezultateve perfundimtare nga kqz, nisma do të ju përfjigjet cilës do ftesë për ta udhëhequr qeverinë.

“Kemi për detyrë të perfundojmë këtë proves, të bëjmë llogaritjen e seciles votë. Pasi kqz do të dalë me rezultate përfundimtare Fatmir Limaj do të iu përgjigjet ftesës të kujtdo që kammandat për të udhëhequr qeverinë”, tha ai.

Të ngjashme