Nisma në Skenderaj ka themeluar dy nëndegë, në Obri të Ulët dhe Likofc.
Në themelimin e këtyre dy nëndegëve merrnin pjesë anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Çerkin Dukolli; anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Faton Thaqi; deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka; si dhe Bashkim Musliu, Bahri Beqiri dhe Ilir Meha nga kryesia e Degës së Nismës në Skendraj.
Kryetar i nëndegës në Obri u zgjodh Bujar Smakiqi, ndërsa kryetar i nëndegës në Likofc u zgjodh Elmi Hamza.
Në emër të Nismës për Kosovën, Çerkin Dukolli falenderoi të gjithë anëtarët e rinjë në degën e Skenderajt, përkatësisht në dy nëndegët Obri e Ulët dhe Likofc, për rreshtimin e tyre në Nismën për Kosovën.