Nissan largon nga bordi ish-shefin

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Aksionerët e Nissanit votuan për të larguar nga bordi, ish drejtorin e kompanisë Carlos Ghosn.

Vendimi për të shkëputur lidhjet me Ghosnin është bërë pas një mbledhje të jashtëzakonshme të aksionarëve të mbajtur të hënën.

Ish-shefi i Nissanit u riarrestua në Tokio javën e shkuar ndërsa u lirua me kush në pritje të gjykimi mbi pretendimet për sjellje të pahijshme financiare.

Aksionarët gjithashtu votuan për të hequr nga detyra ish-njeriun e djathtë të Ghosnit, Greg Kelly dhe për të emëruar drejtorin e Renaultit, Jean-Dominique Senard.

Rënia e Ghosnit ka tërhequr vëmendjen globale. Prodhuesi japonez hoqi Ghosnin si kryetar menjëherë pas arrestimit të tij në nëntor.

Ghosni ishte arkitekti i aleancës midis Nissanit dhe prodhuesit francez Renault, dhe solli Mitsubishin në bord në vitin 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme