Kompania e prodhimit të veturave Nissan Motor Co ka thënë të premten se do të zvogëlojë numrin e prodhimtarisë në fabrikat e saja në Japoni për shkak rënies së kërkesës. Ky prodhues i veturave është duke u munduar të rimëkëmbet pas rënies së shitjeve për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan Reuters.
Në një deklaratë në faqen e tyre të internetit, Nissan ka thënë se do të ndërprejë të gjitha ndërrimet e natës në njërën nga fabrikat e saja në Kyushu, Japoni jugore, nga 29 qershori deri më 31 korrik. Ndërsa ndërrimet e natës në një fabrikë tjetër në Kyushu do të ndërpriten nga 20 qershori deri në 31 korrik.
Si shtesë, Nissani do të ndalojë prodhimin për dy ditë në një fabrikë në qytetin Oppama, ndërsa një tjetër fabrikë do të ndalon së punuari për tetë ditë muajin e ardhshëm, transmeton KOHA.
Prodhuesi japonez i veturave është goditur rëndë nga rënia e shitjeve dhe profitit, që nisën edhe para shpërthimit të virusit. Muajin e kaluar pat zbuluar një plan agresiv të ristrukturimit pasi që kishte pësuar humbjen më të keqe vjetore në 11 vite.