Ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala, ka nisur zyrtarisht detyrën e saj.
“Dje, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Sh. S. znj Nita Shala, ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Italisë, Sh. T. Sergio Mattarella, duke filluar kështu zyratarisht detyrën e saj të përfaqësimit të Kosovës në Italinë mike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Sipas këtij njoftimi, Shala ka shprehur përkushtimin për të çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve.