Nitaj: Askush nuk është kundër hapjes së urës, çështja është kur dhe si

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, ka thënë se duhet të diskutohet si të hapet ura e jo a duhet të hapet ajo.

Nitaj ka thënë se kushdo që ka rezonim normal, nuk është kundër hapjes së urës.

“Nuk është çështje nëse duhet të hapet Ura në Mitrovicë apo jo. Nuk besoj të ketë shqiptar, me apo pa parti, e as amerikan, gjerman, anglez, francez apo kushdo qoftë me rezonim normal, që është kundër hapjes së kësaj ure. Çështja është kur dhe si duhet të hapet ajo. Sot, sot një muaj, si sot viti, apo kurdo që krijohen rrethanat”, ka thënë Nitaj.

Nitaj ka shtuar se thjeshtësimi nëse ura duhet të hapet ose jo, është i paanalizuar, sipërfaqësor dhe qëllimkeq.

“Thjeshtësimi nëse ura duhet të hapet ose jo, është sipërfaqësor, i paanalizuar, qëllimkeq e me synim për tëlajthitur, minimalisht atë votuesin e kategorisë se “analfabetëve funksionalë”, është shprehur Nitaj.

Të ngjashme