Zyrtari i AAK’së Muharrem Nitaj ka reaguar pas postimit të zyrtarit të Vetëvendosjes Hysamendin Ferajt, i cili ka shkruar se “Ramushi nuk dha përgjigje pse nuk është vrarë në luftë por janë vrarë vëllezërit e tij”.
Nitaj ka thënë komisarët politikë të Kurtit janë duke e helmuar diskursin politik në Kosovë.
“Nuk është hera e parë që këta komisarët politikë nga Tirana, që i ka marrë nën sqetull Albin Kurti, e fëlliqin gojën dhe nuk lënë njëri pa sharë.
Ata janë bërë helmi i diskursit publik dhe prandaj reagimet nga Kosova për gjuhën e tyre, jane kaq të ashpra.
Po nuk është faji i tyre. I kemi dhuratë nga “I madhërishmi” Albin Kurti, sepse po të mos ishte ai, këta nuk do të mbeteshin tjerë, pos fosile të së kaluarës e vemje të së sotmës.
Prandaj lidhi o Kryeminister!” ka shkruar zyrtari i AAK’se.