Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kritikon grevën e SBASHK-ut në arsim.
Nitaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se sindikalistët e arsimit çdo fillimviti, këta kërcënojnë me greva dhe kërkojnë para.
“Pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon dhe nuk jam aspak kundër që të rriten edhe më, por gjithçka në kohën e vet”, ka shkruar Nitaj.
Shkrimi i plotë:
Dyshoj se këta të sindikatës së arsimit e përfaqësojnë arsimin. Realisht arsimi as që ka sindikatë. I ka disa njerëz që në emër të arsimit flasin e arsimimi i tyre lë shumë mangut!
Prej se i mbaj mend, në çdo fillimviti, këta kërcënojnë me greva dhe gjithmonë kërkojnë pare.
Kurrë nuk është mjaft për arsimin e as për pagat e tyre, por punëtorët e arsimit në Kosovë nuk janë as për një grimcë më keq se sa punëtorët e sektorëve të tjerë publik.
Prandaj këta far sindikalistësh është mirë që të zbresin me këmbë në tokë.
Sapo kaloi ligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-të, sapo janë bërë propozime për rritje pagash tē tyre në ligjin për pagat…e këta hop e në televizor, hop e në grevë!
Pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon dhe nuk jam aspak kundër që të rriten edhe më, por gjithçka në kohën e vet!