Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, bashkë me ish-ministrin e Drejtësisë, njëherit anëtar I kryesisë së AAK-së, Selim Selimi, kanë vizituar sot kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e këtij subjekti politik, Daut Haradinaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Nitaj ka thënë se politika kërkon këmbëngulësi, zemër, vendosmëri ndershmëri e veprim, dhe sipas tij, Daut Haradinaj i ka të gjitha.
“Politika kërkon këmbëngulësi, zemër, vendosmëri ndershmëri e veprim. Dauti i ka të gjitha! Me kolegun Selim Selimi e uruam për garën e Kryeqytetit!”, ka shkruar Nitaj.