Ushtruesi i detyrës së ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj njëherit edhe nënkryetar i AAK-së, i ftuar në emisionin “Debat” të RTK-së.
Temë diskutimi në këtë debat ka qenë “Strategjia e AAK-së- Rezultati në zgjedhje”.
Nitaj është ndjerë i emocionuar pas shfaqjes të një biografie të shkurtër për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Ky është profili i një politikani për 20 vjet mbas lirisë së Kosovës, për disa momente u emocionova kur i pash gjithë ato segmente që tregojnë rrugën nëpër të cilën ka kaluar Ramush Haradinaj, që është profil i një politikani të etabluar, nuk është taktikë elektorale”, tha Nitaj.
Më tej Nitaj tha se Haradinaj është i njohur për qëndrimet e tij të forta
“Besoj se e ka paralajmëruar vet që nëse Kosova do të jetë e izoluar kur i bën 25 vjet. Është krejtësisht normale që Haradinaj ta shoh mundësinë e një referendumi për bashkimin me Shqipërinë. Ky është një mesazh shumë serioz dhe i qarte edhe për ndërkombëtarët edhe për Brukselin edhe për spektrin tonë politik qe jo domosdoshmërish duhet të jetë bashkëpunues deri në përulje që e ka lënë Kosovën jashtë orbitës, jemi i vetmi vend që jemi të izoluar dhe nuk e kemi as procesin e liberalizimit të vizave”, tha ndër të tjera Nitaj.