Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka komentuar vendimin e Qeverisë për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.
Nitaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kur nis luftën me media, nënkupton se ke problem serioz.
“Kur e fillon luftën me media, kjo dmth se e ke një problem serioz. Lajmi se i hiqet licenca një televizioni, ndër më të mirët në vend, është lajm i keq. S’ka më të keq hiç. Ose përpjekja për t’i poshtëruar gazetarët kur ata bëjnë pyetje super profesionale, siç ishte rasti me gazetaren e Nacionalës, tregon sa i acaruar je me ato media që nuk i bien violinës sate”, ka shkruar Nitaj në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Nitaj ka folur edhe për mënyrën se si Kurti i është qasur sot gazetarëve në konferencë shtypi.
“Mënyra e formulimit të pyetjeve, edhe mund t’i turbullojë përgjigjet, por jo deri në atë masë sa të harrosh se zemërimi dhe mllefi, janë e zeza e të zotit”.
“Kjo dmth se nuk e ke kuptuar se nuk ka pyetje të keqe, por ka përgjigje të keqe, siç ishte përgjigja “mos m’hajdeni këtu me pyetje të Serbisë”! Arabët thonë, nese hesht e ke humbur të drejtën për të jetuar! Prandaj mos hiqni dorë nga jeta!”, ka përfunduar ai.