Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, tha se nuk janë trajtuar meritueshëm punëtorët e kompanive të pastrimit nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike.
“Punëtorët e kompanive të pastrimit, krahas punëtorëve shëndetësorë, janë heronjtë e këtij viti në pandemi! Nuk jam shumë i sigurtë që ata janë trajtuar meritueshëm nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike”, tha ai
“Sot në një bisedë të hapur e konstruktive me drejtues të këtyre kompanive u dhan shumë ide e propozime për mbështetjen institucionale që ata e kanë të domosdoshme!”, shtoi Nitaj.