Nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, thotë se është i habitur me nervozizmin e disa individëve në Prishtinë e Tiranë, për shkak të dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Megjithatë ai thotë se fakti që dorëheqja ka nxitur agresivitet në Beograd tregon që me vendimin e tij për të mos e ulur sovranitetin e Kosovës përballë gjyqtarëve të Hagës, Haradinaj u ka rënë ‘thikë pas shpine’ planeve të Serbisë për ta gërryer Kosovën nga brenda.
Sa i përket nervozizmit në Prishtinë, Nitaj thotë se është e kuptueshme, pasi që shqiptarët historikisht kanë pasur ‘esadistët’ e vetë.
Shkrimi i plotë:
Une asnjehere nuk kam pasur dyshim se vendimi i Kryeministrit Haradinaj per t’ia kthyer mandatin sovranit ka qene vendimi i vetem i arsyeshem, por tash kur po shoh gjithe kete agresivitet te Beogradit kunder ketij hapi te Haradinajt, po bindem se ai vendim paska qene edhe largpames.
Tani po shoh se vendimi i Ramush Haradinajt per te mos e ulur sovranitetin e Kosoves perballe nje paneli hetuesish, me shume se çka do tjeter, paska qene thike ne zemren e lidershipit te Serbise e te planeve te tyre per ta gerryer Kosoven edhe nga brenda!
Me duhet te them poashtu se jam, jo pak i habitur me nervozen e papermbajtur te disa rretheve e individeve ne Prishtine e ne Tirane, por edhe kjo mbase eshte e kuptueshme, sepse historikisht shqiptaret i kan pasur esadistet e vet!
E gjithe kjo po me flet se ka kaluar koha e talljes me Kosoven!