Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se çdo marrëveshje ndërkombëtare, duhet të nxirret për votim në Kuvend, që të ratifikohet ose të hidhet poshtë.
Ky reagim i Nitajt erdhi pas reagimeve që erdhën pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj që ta procedoi në Kuvendin e Kosovës projektligjin për Demarkacion.
Në profilin e tij në rrjetin social, Nitaj shkruan se kryeministri Haradinaj ka bërë punën e tij, meqë ka angazhuar një Komision ekspertësh të pavarur, për të hartuar një raport se si është caktuar kufiri me Malin e Zi.
Lexoni të plotë reagimin e tij:
Cdo marreveshje nderkombetare, pa iu ndryshu as edhe nje germe e vetme, duhet te nxirret per votim ne Kuvend. Ose te ratifikohet ose te hidhet poshte!
Nuk ka asnje rruge tjeter, qe nje marreveshje nderkombetare, te behet e plotfuqishme ose te shpallet nul, pos votimit ne Kuvend.
Kryeministri Haradinaj, e ka bere punen e tij. Ka angazhuar nje komision te pavarur ekspertesh per te hartuar nje raport “se si eshte caktuar kufiri me Malin e Zi” dhe raportin, bashke me marreveshjen e nenshkruar, i ka proceduar ne Kuvend.
Demokracia eshte edhe procedure, dhe lufta politike kunder Haradinajt per kete ceshtje, ne emer te “tokes se premtuar permes vizave”, me se paku eshte e pandershme!