Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se zbatimi i menjëhershëm i planit franko-gjerman, sot është detyrë patriotike.
Nitaj ka thënë se Kosova e siguron vetën e saj duke qenë në rresht me ShBA-të dhe BE-në.
“Kosova mund ta ketë shansin e fundit që të mos devijojë nga drejtimi i duhur e të mos dalë nga bota ku preket. Ajo mund të sigurojë vetën e vet, vetëm duke qenë në një rresht me Amerikën dhe BE-në”, ka thënë Nitaj.
Ai ka shtuar se zbatimi i planit franko-gjerman, është detyrë patriotike.
“Ne duhet të heqim dorë nga logjika që të “pranojmë gjithçka duke kundërshtuar”.
“Prandaj zbatimi i menjëhershëm i planit Franko-Gjerman, qoftë edhe unilateralisht, sot është detyrë patriotike”, është shprehur Nitaj.