Mungesa e reshjeve ka bërë që niveli i ujit në liqenet akumuluese në Batllavë e Badoc të jetë nën kuotën maksimale, ose të kapërderdhjes, sipas KRU “Prishtina”.
Badoci është 6 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa ai Batllava 3.5 metra larg këtij niveli.
“Liqeni i Badocit, 643.80 m mbi nivelin e detit, ose 6.05 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes. Liqeni i Batllavës, 631.47 m mbi nivelin e detit, ose 3.54 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes. Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji! I domosdoshëm në çdo moment të jetës”, thuhet në postimin që ka bërë faqja zyrtare KRU “Prishtina”.