Gazeta Sinjali pak më parë publikoi njoftimin e Policisë së Kosovës ku kërkohej ndihma e qytetarëve për kapjen e Sadat Fejziut, si i kërkuar, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”. Pasi artikullit të publikuar, në numrin kontaktues të Sinjalit është lajmëruar vetë Fejziu.
Për dhunën që dyshohet se e ka ushtruar ndaj gruas së tij, Fejziu fliste me shumë qetësi, madje tha se asgjë nuk i ka bërë, vetëm “dy-tri shuplaka”.
“Kush e dhunon gruan e kurorëzume, këtë mbane mend. Para një jave ka ndodhë disa mosmarrëveshje, ja kom jep nashta nja dy tri shuplaka, jo më shumë. Edhe dikush e ka lajmëru Policinë. Mu shumë më njohin, kom qenë drejtor i televizionit Dardania”, tha Fejziu.
Policia të njëjtin njoftoi se po e kërkon, por ky i fundit tha se është në bashkëbisedim me këtë institucion.
Fejziu i tha Sinjalit se ky rast ka ndodhur më 9 gusht në fshatin Mogillë komuna Kllokot,
“Duhet me sqaru këtë lajm. Unë në Kosovë jom. Fjala dhunim është shumë e madhe. Unë jom në bashkbisedim edhe me Policinë. Gruaja është dërguar në qendrën sociale”, shtoi tutje ai.
Rastet e dhunës në familje po rriten, duke rritur kështu në të njëjtën kohë pasigurinë për gratë në Kosovë.
Ngjarja tragjike që ndodhi në Ferizaj ka tronditur gjithë duke alarmuar të gjitha gratë për të lajmëruar rastet e tyre.