Një 18-vjeçare gjen vdekjen, pasi bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Prishtinë | 03 Gus 2023 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku një vajzë 18-vjeçare ka rënë nga një objekt dhe për pasojë ka humbur jetën.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Motivet dhe rrethanat e këtij akoma nuk dihen, por që Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e këtij rasti të rëndë.

Polici ka konfirmuar se rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica”  në Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.

“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme