Një 22-vjeçar gjendet pa shenja jete në Malishevë

Prishtinë | 26 Dhj 2022 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Mirushë të Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Ai tha se me të marrë informatën, Policia bashkë me një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Sot rreth orës 08:50 Policia është njoftuar për një person pa shenja jete në fshatin Mirushë të Malishevës. Me të marrë informacionet, njësia e policisë me një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, deklaroi Elezaj.

Me urdhër të prokurorit, rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”.

Të ngjashme