Një 29-vjeçar gjendet i shtrirë në rrugë në Emshir, mjeku konstaton vdekjen

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

jë person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Shefqet Shkupi” në lagjen Emshir të kryeqytetit.

Ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, por më pas mjekët kanë konstatur vdekjen e tij. Viktima është mashkull 29-vjeç.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se rreth orës 10:00, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar (shtrirë në rrugë), në lagjen Emshir në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët e kanë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00, kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 29 vjeç”, tha Ahmeti për Express.

Hetimet për vdekjen e tij kanë nisur nga organet kompetente.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha ajo.

Sinjali raporton se dyshohet se 29-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij, në afërsi të objektit ku banonte.

(Foto nga arkivi i Ekonomia Online)

Të ngjashme