Një person është plagosur në fshatin Meje të Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj, i cili e ka konfirmuar rastin, ka thënë sende nuk dihet se kush është sulmuesi.
Ai ka treguar për Koha.net se viktima është duke u transferuar në QKUK për shkak të gjendjes jostabile të viktimës.
“Rreth orës 19:40 nga spitali Rajonal ‘Isa Grezda’, stacioni policor ka pranuar informatë se është paraqit një person i plagosur dhe kërkon tretman mjekësor. Patrulla policore është përgjigjur dhe konfirmon se i plagosuri është L.G. I lindur 1988 nga fshati Meje, Gjakovë”.
“Sipas dëshmitarit dhe vetë të plagosurit theksojnë se ishin në ecje në këmbë në fshatin Jahoc, dhe kanë dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit dhe aty është plagosur në krahë. Të plagosurit i është ofruar tretmani mjekësor, por gjendja e tij sipas raportimit nuk është stabile dhe është në përgatitje për transfer ne QKUK në Prishtinë”.
“Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësiti policore për veprime të mëtutjeshme”, ka thënë Gjurkaj.